Cristiano Ronaldo sugjeroi se Wayne Rooney është xheloz për të, pasi u përgjigj ndaj kritikave të ish-bashkëlojtarit të tij te Manchester United për sjelljen e tij. Rooney tha se sjellja e yllit portugez ka qenë “e papranueshme” këtë sezon dhe i kërkoi atij “të ulë kokën dhe të punojë, të jetë gati për të luajtur”.

Por Ronaldo, 37 vjeç, nuk i ka marrë mirë kritikat dhe i është kundërpërgjigjur ish-sulmuesit të Anglisë. “Nuk e di pse më kritikon kaq keq…, ndoshta sepse e mbaroi karrierën dhe unë ende po luaj në nivele të larta, – tha ai në një intervistë për “The Sun”. – Nuk do të them se po dukem më mirë se ai, gjë që është e vërtetë”.

Ronaldo është kritikuar shumë nga fansat dhe ekspertët gjatë gjithë sezonit 2022-2023. Sulmuesi donte të largohej nga klubi në afatin kalimtar të verës, por në fund qëndroi. Ai u hoq nga skuadra fare, pasi refuzoi të luante si zëvendësues i vonë kundër Tottenhamit.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” mund të përballet me pasoja për fjalët e tij në intervistë kur të kthehet te Manchester United pas Kupës së Botës, pasi tha gjithashtu se nuk e respekton trajnerin Erik ten Hag.