Sulmuesi që Manchester United kërkon me shumë ngulm e ka emrin Harry Kane. 29-vjeçari ka ende edhe një vit kontratë me Tottenham (2024), por ekipet “big” në Europë e kërkojnë me çdo kusht. Ndaj, Kane mund të largohet në rast se nuk rinovon kontratën me Spurs.

Sipas mediave britanike, skuadra e Manchester United është gati të bëjë çmendurira për të marrë Harry Kane, duke shpenzuar më shumë se 100 milionë stërlina. KJo është shuma që Manchester City harxhoi për të marrë Jack Grealish një vit më parës.

Në rast se kjo gjë ndodh, atëherë Harry Kane do të bëhet futbollisti anglez më i shtrenjtë në histori. “Djajtë e kuq” kërkojnë të përsëritin të njëjtën lëvizje në merkato që bënë me Casemiro, për të cilin shpenzuan 60 milionë stërlina edhe pse është 30 vjeç.

Përvoja e Harry Kanë sin ë Premier League ashtu dhe në Europë si dhe golat e tij flasin qartë për një sulmues në kulmin e karrierës së tij. Kane mund të përfitojë edhe një rrogë marramendëse me “djajtë e kuq”, ndaj e ardhmja e tij është ende në dilemë.