Manchester United duket se ka nisur spastrimet! E keshtu, disa po largohen, te tjere mund te vijne.

Aventura në Angli me Manchester United duket se ka përfunduar për Alex Telles, edhe pse jo përgjithmonë. Manchester United ka arritur një marrëveshje me Sevilla për të huazuar anësorin brazilian te spanjollët deri në vitin 2023.

Ende nuk dihet nëse do të ketë të drejtë blerje apo jo, por Fabrizio Romano konfirmon se ky huazim është pothuajse i kryer, mungon zyrtarizimi. Kontratat janë duke u përgatitur dhe brenda kësaj jave do të firmoset letra e bardhë.

Telles ka lindur në Caxias do Sul, një qytet i vendosur në shtetin brazilian të Rio Grande do Sul. Në moshën tetë vjeç ai filloi të luante futboll me fëmijët e lagjes dhe u fut në një akademi të të rinjve të Esporte Clube Juventude.

Pasi ndërtoi një reputacion në ekipin e të rinjve, ai filloi të luante në ekipin e parë me Esporte Clube Juventude: ai bëri debutimin e tij më 21 janar 2011 kundër Esporte Clube São José. Ai shënoi golin e tij të parë më 20 gusht të po këtij viti, në barazimin 1-1 kundër Cruzeiro.

Më 5 tetor 2020 shitet plotësisht te Manchester Utd për 15 milionë euro, me të cilin nënshkruan një kontratë katërvjeçare me opsion për vitin e pestë. Nje shifer qe nuk ishte e vogel…

Alex Telles to Sevilla, here we go and confirmed! Full agreement completed between with Manchester United on loan dean valid until 2023. Been told there’s NO buy option clause. 🚨🇧🇷 #MUFC

Contracts being prepared in order to be signed this week. pic.twitter.com/YsrvqZjuIU

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 3, 2022