Situata e Antoine Griezman ka shkaktuar shumë debate në Spanjë. Francezi është i huazuar nga Atletico Madrid, që do të ishte i detyruar ta blinte përundimisht lojtarin për 40 milionë euro në rast se do ta aktivizonte për gjysmën e ndeshjeve gjatë sezonit.

Klubi madrilen e konsideron shifrën për të cilën ka rënë dakord me Barcelona-n shumë të lartë dhe për këtë arsye trajneri Diego Simeone e ka aktivizuar lojtarin vetëm në 30 minutat e fundit të ndeshjeve gjatë këtij sezoni.

Nga ana tjetër, Barcelona pretendon se kushtet për hyrjen në fuqi të klauzolës milionere janë plotësuar që sezonin e kaluar dhe ka kërcënuar se do ta çojë çështjen në gjyq.

Në ndihmë të dy klubeve spanjolle mund të shkojë Manchester United. Në fakt, sipas Daily Express, Djajtë e Kuq duket se po mendojnë të bëjnë një ofert për Griezmann në merkaton e janarit.

Pavarësisht aktivizimit me pikatore, kampioni i botës me Francën ka arritur të shënojë 3 gola në shtatë ndeshje të luajtura deri tani në këtë sezon.