264 filma janë paraqitur për çmimet BAFTA, me pesë vende për t’u nominuar për filmin më të mirë.

BAFTA vazhdon të bëjë përpjekje për të zgjeruar rrjetin e saj për diversitet, si brenda anëtarësimit të saj, ashtu edhe në filmat që nderon.

Raundi i parë i votimit për çmimet BAFTA u mbyll të hënën e 3 janarit. Akademia Britanike do të njoftojë listën e saj të gjatë në të gjitha kategoritë më 12 janar.

Nominimet zyrtare të BAFTA do të shpallen më 3 shkurt. Çmimet BAFTA janë planifikuar të zhvillohen më 13 mars.

Mediumi amerikan “Variety” ka publikuar parashikimet për listat e ngushta të nominimeve. Pjesë e parashikimeve të tyre është aktorja Yllka Gashi në listë për çmimin “Aktorja më e mirë”, pas performancës së saj në filmin “Zgjoi”.

E lumtur për këtë është shprehur vet aktorja, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Në postimin e ndarë me ndjekësit saj, Yllka u shpreh:

Të shoh emrin tim, të filmit “Zgjoi”, të Blerta Bashollit e produksionit Ikonë, e emrin e Kosovës në këso listash, më duhet ta pranoj që zemra më bëhet mal nga gëzimi e krenaria, por edhe nga mirënjohja e falenderimi që e kam për ata me të cilët kam pasur fatin e mirë ta bëjmë këtë film”.