Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar ses pasnesër (3 gusht), do të kryhen punime në projekte intensive, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton .

Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin disa orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

“NS 35/10kV Batllava me kod: 140150 dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 11:00 deri ne ora 15:00.

Vendet: Batllavë, Gërdoc, Bellopojë, Llugë, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalaticë, Brainë, Bervenik, Bllatë, Metergovc 1 dhe 2, Orllan, Vikendicat, Te Zahir Pajaziti dhe MAP Burgu i Sigurisë së Lartë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive e nënstacionit”, ka njoftuar KEDS-i./