KEDS-i ka njoftuar se nesër disa vende të Podujevës do përballen me mungesë të energjisë elektrike, shkruan .

Sipas KEDS-it, energji elektrike disa fshatra s’do të kenë përgjatë disa orëve.

“TS 220/35/10 kV Podujeve do të ndërprehet: Dalja 10kV Fshatrat 2 (kodi: 14000010) prej orës 08:00 – 08:30.

Vendet: fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.

Arsyeja: Projekte investive, tokëzimi i të tri konzollave të tensionit të mesëm në të dy projektet.

TS 35/10 kV Batllava do të ndërprehet: Dalja 10kV Batllava (kodi: 14015001) prej orës 11:30 – 13:00

Vendet: Batllava, Gërdovci, Bellopoja dhe Lluga.

Arsyeja: Projekte investive, tokëzimi i të tri konzollave të tensionit të mesëm në të dy projektet”, ka njoftuar KEDS-i./