Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që një nga masat e Pakos së Ringjalljes që të mos ketë pensione nën 100 euro, të kthehet në qëndrim të përhershëm.

Në mbledhjen e sotme, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se më s’do të ketë pensione nga 90 euro për ato bazike, 75 euro për kategorinë e personave me aftësi të kufizuara, 90 euro për pensionet familjare e nga 90 euro për rastet invalidore të punës.

Tani shuma minimale që do të jepet në formë pensioni është 100 euro.

“Siç kemi premtuar nuk do të ketë asnjë pension nën 100 euro”, tha ai.