Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën “Vëllezwrit Frashëri” në Rahovec, ku është përfshirë vetëm një automjet. Shoferi i motokultivatorit ka pësuar vetaksident dhe për pasojë ka marrë lëndime serioze, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 49-vjeçar, i cili për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.

Ai dyshohet se është përplasur në murin e një shtëpie, pasi fillimisht ka humbur kontrollin mbi automjeti.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia rajonale në Gjakovë