Cristiano Ronaldo është emri më i madh i kësaj vere i cili ka shumë mundësi për tu larguar nga Torino pas 3 sezonesh me shumë gola por jo me shumë trofe.

Portugezi po shqyrton të gjitha mundësitë që po vijnë tek ai dhe tashmë në skenë ka hyrë opsioni ndoshta më i miri financiar.

Bëhet fjalë për skuadrën e Manchester City e cila tashmë është në kërkim të një zëvëndësuesi për Kun Ageruon i cili u largua në drejtim të Barcelonës me parametra 0.

Harry Kane dhe Erling Haaland duken të paarrishtëm këtë verë për Citizens dhe portugezi pritet që të jetë pika e referimit për ta këtë verë.

CR7 aktualisht ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Zonjën e Vjetër dhe shitja e tij mund të arrihet për një shifër rreth 30 milionë euro.