Gazetari Hysni Syla po trajtohet në QKUK pasi një ditë më parë u godit nga një veturë në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicën e Jugut.

Sipas policisë, gazetari Hysni Syla, ishte në cilësinë e këmbësorit.

Ndërsa, pas aksidentit është arrestuar shoferi i veturës i cili dyshohet se aksidentin e ka shkaktuar nga pakujdesia.

Policia njofton se me vendim të prokurorit shoferi është dërguar në mbajtje.

“Rr. Shemsi Ahmeti, Mitrovicë Jug (NN) 04.01.2022 – 18:50. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Si pasoj, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Kolegë të gazetarit Hysni Syla kanë thënë se ai ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.