Llava e vullkanit, e cila hyri në një fazë shpërthyese 20 ditë më parë në ishullin La Palma, në arkipelagun spanjoll të Ishujve Kanarie, ka mbuluar deri më tani një sipërfaqe prej 500 hektarësh, njoftojnë mediet lokale.

Ndërsa tërmete të shumta janë regjistruar gjatë fundjavës.

Konkretisht janë shënuar 214 lëkundje në 48 orët e fundit, 19 prej tyre janë ndjerë nga banorët.

Instituti Gjeografik Kombëtar i Spanjës (IGN) ka raportuar një total prej 214 lëkundjesh të madhësive të ndryshme në La Palma gjatë 48 orëve të fundit, 19 prej tyre ishin mjaft të forta sa të ndiheshin nga popullata vendase.

Lëkundja më e fortë ndodhi në orën 20:54 në 9 tetor, me magnitudë 3.6 Rihter.

Ndërkohë, një fshat në veri të ishullit është shkatërruar plotësisht nga rrjedha e llavës.

Javën e kaluar llava arriti në det, duke formuar një deltë të madhe në bregdetin e La Palma

Mbi 1,100 ndërtesa janë shkatërruar nga llava, me 6,000 banorë të evakuuar dhe gati 40 km rrugë janë bërë të pakalueshme.