Policia me urdhër të prokurorisë, të dielën, bastisën një shtëpi në lagjen Vranjevc të Prishtinës.

Me të shkuar në vendin e ngjarjes hasën në të dyshuarin B.B, i cili papritmas i kishte drejtuar armën zyrtarëve policorë.

Sipas policisë, njëri nga zyrtarët kishte përdorur armën ndaj të dyshuarit për të neutralizuar rrezikun e jetës së tij dhe kolegëve të tjerë.

B.B u dërgua edhe në QKUK për të marrë tretman mjekësor. Ndërsa, gjatë bastisjes policia në shtëpinë e të dyshuarit gjeti edhe një arsenal armësh.