Një qytetar ka qenë cak i të shtënave më armë zjarri mbrëmë rreth orës 20:55 në rrugën te Kampi Danez në Mitrovicë, pasi dikush gjuajti në drejtim të tij teksa po lëvizte me veturë, raporton Gazeta Sinjali.

Nga e gjithë e keqja që iu kanos, Sinjali mëson se 24-vjeçari shpëtoi pa asnjë gërvishtje, ndërsa vetura e tij ka pësuar dëme materiale nga një predhë.

Me të denocnuar rastin në Policinë e Kosovës, njësitet hetimore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është sekuestruar një fishek dhe një predhë plumbi.

Lidhur me rastin është intervistuar ankuesi, i cili ka deklaruar se nuk ia ka idenë se kush ka mundur të shtijë me armë zjarri në drejtim të tij dhe momentalisht nuk ka persona të dyshuar e as nuk dihet se çka shtyu drejt incidentit.

Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti ‘Vrasje në tentativë’, ndërsa njësia e hetimeve rajonale kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.