Timo Werner është përsëri protagonist, jo vetëm në thashethemet e merkatos, por edhe shfaqjet e tij në fushë. Sulmuesi gjerman i Chelsea i është rikthyer shënimit të golit dhe po konfirmon cilësitë e tij me ekipin kombëtar. Pas një periudhe vërtet të gjatë “agjërimi”, ish-lojtari i Leipzig po “zhbllokohet”. Golat e fundit me Gjermaninë i kanë heshtur përsëri kritikët e shumtë.

Akuzat për aftësitë dhe talentin e tij ishin në axhendë të medias, por Werner thotë se kurrë nuk i dëgjoi ato. Siç raportohet nga “The Sun”, në fakt, gjermani pranoi: “Kritikat? Më duhej t’i injoroja, përndryshe, nëse do të kisha menduar për to, do të më duhej të ndaloja së luajturi futboll. Vërtet nuk do të isha në gjendje të luaja më futboll”.

Dhe me sa duket, në fund të fundit, qendërsulmuesi kishte të drejtë: “E dija që golat do të vinin. Unë vetëm duhej të vazhdoja të punoja. Besimi në ekipin kombëtar? Nëse ndiej besim dhe e di që e kam, e di gjithashtu se do të bëj mirë. Është e rëndësishme për mua ta ndiej besimin e trajnerit”.