Linja ajrore hungareze Wizz Air, deklaroi se pret që kapaciteti të rritet mes 90-100% të niveleve të para pandemisë në Korrik dhe Gusht, ndërkohë që kërkesa verore për udhëtime në Europë është rritur dhe lehtësimet e mëtejshme të masave në Britani mund të ofrojnë nxitje të mëtejshme.

Britania pritet të përjashtojë europianët e vaksinuar plotësisht nga karantina në ditët e ardhshme, duke arritur Europën, që ka hapur udhëtimet që prej 1 Korrikut.

“Kontinenti ka qenë më i hapur për udhëtime dhe për rrjedhojë, kërkesa ka reaguar shumë më shpejtë për Verën”- tha ekzekutivi i Wizz Air, Jozsef Varadi. Konkurrenti më i madh EasyJet theksoi gjithashtu në javën e kaluar se prenotimet nga Europa po tejkalojnë Britaninë. Për tremujorin që përfundoi në Qershor, Wizz Air fluturoi me 33% të kapacitetit të parapandemisë, në një total prej 2.95 milionë pasagjerësh.

Varadi tha se nuk mund të ofrojë udhëzime përtej Gushtit, pasi është e vështirë të parashikohet, duke marrë parasysh rreziqet e varianeve të reja të Covid. Wizz Air që konkurron me linjën më të madhe Ryanair, për të ofruar fluturimet më të lira në Europë, ka raportuar një humbje neto prej 118.7 milionë euro dhe likuiditet prej 1.7 miliardë eurosh.