Protagonist ne suksesin e fundit ndaj Leeds, sulmuesi i Arsenal-it, Eddie Nketiah thotë se shumë shpejt do të marrë një vendim për të ardhmen e tij. Nketiah, 22 vjeç, më në fund ka gjetur një vend të rregullt në formacionin fillestar të Mikel Artetës, por atij i skadon kontrata muajin e ardhshëm.

Sulmuesi nuk kishte filluar në asnjë ndeshje të Premier League për një vit përpara ndeshjes në Southampton muajin e kaluar, kështu që nuk është e sigurt se ai tani do të bënte një kthesë dhe do të nënshkruante një kontratë të re në Emirates.

“E ardhmja ime do të zgjidhet në të ardhmen e afërt”, tha ai për Sky Sports. Unë mund ta lë atë në njërën anë pasi na kanë mbetur vetëm katër ndeshje. Mund të jap gjithçka për ekipin dhe ta ndihmoj të arrijmë qëllimet tona.

Pastaj do të ulem dhe do të shoh se çfarë është më e mira për mua”, shtoi Nketiah. “Kudo që të jem sezonin e ardhshëm, për sa kohë që jam i lumtur dhe luaj futboll, do të jetë mirë”, përfundoi 22-vjeçari.