Mason Mount është i zhgënjyer dhe i pakënaqur me kontratën e tij me Chelsea-n.

Sipas The Daily Star, Mount ndihet i nënvlerësuar në krahasim me yjet e tjerë të skuadrës.

Mesfushori, i cili është pjesë e londinezëve që në moshën 6 vjeç, beson se po trajtohet akoma si një lojtar i ekipeve të moshave në krahasim me shumat e frikshme që fitojnë yjet e blerë kohët e fundit nga klubi.

Nëse kjo situatë nuk ndryshon, ai është gati të largohet.

Një burim afër lojtarit, ka thënë: “Mason është një djalë shumë i mirë dhe shumë i pëlqyer brenda skuadrës. Por nuk ndihet i vlerësuar.

“Ai ka qenë me Chelsea-n që në fëmijëri, por nuk ndien se është trajtuar në të njëjtën mënyrë si lojtarët e blerë për shuma të mëdha”.

Mount fiton 75 mijë sterlina në javë, një shumë që e bën atë një nga më pak të paguarit te Chelsea. Sipas mediave angleze, Chelsea pritet t’i ofrojë një kontratë me dyfishin e rrogës.