Timo Werner ka ndryshuar zyrtarisht menaxher, duke u bërë pjesë e agjencisë së Volker Struth, i cili është shumë i lidhur me Bayern Munich, që mund të jetë skuadra e ardhshme e sulmuesit të londinezëve.

“Nuk e kam zgjedhur atë si menaxher të ri sepse ka disa lojtarë dhe trajnerin (Nagelsmann) të Bayern-it, por për të patur një perspektivë të re për karrierën time”, ka thënë Werner nga grumbullimi i Gjermanisë.

Megjithatë, lojtari ka pranuar se nuk është i lumtur me situatën te Chelsea:

“Nuk mund të jem i kënaqur nëse nuk luaj, por me këtë nuk dua të them se dua të largohem në janar. Do të pres të shikoj se çfarë do të ndodhë deri në fund”.