Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është përlotur kur është pyetur se si i priste rezultatet ditore të të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19, gjatë kohës sa ishte ministër.

Zemaj ka thënë se kjo ka qenë shumë e vështirë për të, derisa ka treguar se gjatë asaj kohe donte të ishte i vetëm në zyrë.

“Ka qenë e vështirë. Nuk kam fol asnjëherë për këtë temë. Është tepër e vështirë me udhëheq me një dikaster, kur në fund të ditës ke me numëru sa persona e humbin jetën nga një sëmundje, që e kishte kaplu gjithë botën, që shkaktonte nervozë, shkaktonte presion…nuk e di ndoshta ishte ajo pjesa jo vetëm e emocionit, sepse mdoket ndonjëherë i humb edhe ndjenjat normale, duke parë e përjetuar nga vizitat që i kam pas.