Zyrtare: Allegri nxjerrë në shitje yllin e skuadrës!

zyrtare:-allegri-nxjerre-ne-shitje-yllin-e-skuadres!

Me muaj të tërë u diskutua largimi i tij dhe tashmë gjithçka është bërë zyrtare pasi vetë skuadra ka vendosur për ta larguar atë nga skuadra.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Biankonerëve, Aaron Ramsey i cili me shumë mundësi pritet që të rikthehet përsëri në Premier League.

Këtë lajm e bëri të ditur tabloidi britanik Metro, i cili deklaroi që uellsiani ka shprehur dëshirën e tij që të rikthehet tek skuadra londineze e Arsenal.

Paga prej 7 milionë eurosh që merr në sezon tek Zonja e Vjetër nuk po justifikohet nga futbollisti dhe drejtuesit e skuadrës kanë vendosur për largimin e tij ndoshta edhe në janar.

Arsenal dhe Liverpool kanë shfaqur interesimin e tyre dhe me një çmim prej 15 milionë eurosh, kartoni i tij tashmë duket lehtë i arritshëm nga këto dy skuadra.

Kontakti: [email protected]