Trajneri spanjoll Pep Guardiola ka rinovuar edhe me dy sezone të tjera kontratën me skuadrën e Manchester City. Lajmin e zyrtarizoi pak minuta më parë britanike, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Guardiola do të qëndrojë në stolin e skuadrës së “citizens” deri në vitin 2025, ndërkohë që kontrata e mëparshme skadonte në fund të këtij sezoni. Trajneri spanjoll ndodhet te Manchester City që prej vitit 2016.

Ky rinovim është një konfirmim i një rrugëtimi të mirë që ne kemi arritur deri më tani. Të dyja palët ndihemi komod, si klubi ashtu edhe unë, njësoj sikur firmosëm për herën e parë. Falënderoj klubin për besimin që ka dhe mundësinë që më jtpe për të bërë sa më mirë punën time”, tha Guardiola.

The Journey Continues…

We’re delighted to announce @PepTeam has signed a new two-year contract ✍️ #ManCity pic.twitter.com/FI41S0j5OH

— Manchester City (@ManCity) November 23, 2022