Real Madridi ka mbyllur rinovimin e Thibaut Courtois.

Klubi dhe lojtari kanë rënë dakord të zgjasin kontratën e bashkëpunimit, me portierin belg që mbetet në “Bernabeu” edhe për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2026.

Pas nënshkrimit, ai mori një fanellë me emrin e tij dhe numrin 2026 si numër.

Courtois luajti ndeshjen e tij të 100 -të në La Liga me Real Madridin kundër Alavés. Në fund të ndeshjes, portieri mori një tjetër fanellë përkujtimore me numrin “100” nga presidenti Florentino Pérez.

“Është një nder shumë i madh. Unë jam në klubin më të fortë në botë dhe do të përpiqem të arrij më shumë. Të luaja ndeshjen e 100-të në La Liga me këtë fanellë është shumë e rëndësishme, edhe ta fillonim kampionatin e ri me fitore,” – tha ai për mediat e klubit të bardhë.