Sot është arrestuar në flagrancë një zyrtar në Ministrisë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i cili ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria përkatëse.

Mësohet se zyrtari i arrestuar në këtë rast është këngëtari i muzikës tallava, Leotrim Gashi nga Skenderaj.

Gashi i cili është djali i asambleistit të listës së Bekim Jasharit, Azem Gashit, është ndaluar për 48 orë.